Ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës/ Gjendet e djegur një makinë në Elbasan

0

Një automjet është gjetur i djegur mëngjesin e kësaj të enjtje në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se automjeti tip Renault me targa AA 876 DC, është gjetur i djegur në fshatin Murrash të Elbasanit.

Paraprakisht dyshohet se automjeti është përdorur në ekzekutimin e 50 vjeçarit në Elbasan.

Ekzekutimi me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje në Elbasan ku si pasojë ka humbur jetën Bujar Çela, 50 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu