Kush është Talo Çela, njeriu më i kërkuar i momentit që sot iu ekzekutua vëllai kur po pinte kafenë e mëngjesit

0

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ky ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. E bashkë me të në kërkim është shpallur edhe Nuredin Dumani. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura.

Deri tani në pranga për vrasjen e dy vëllezërve janë 22-vjeçari Klevis Alla, që bashkëpunoi me policinë duke treguar se ku kishin hedhur armët e krimit të përdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia dhe Altin Ndoci. Ndërsa në këkrim janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu