Ekzekutohet me armë zjarri roja i një objekti në Vlorë, nisin hetimet

0

VLORË- Një 58-vjeçar është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Vlorës.

Ai punonte si roje objekti, në një pallat, i cili ishte në proces ndërtimi.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, një 58 vjeçar, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.