Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Selanik, detajet e para

0

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri, në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

Sipas informacioneve të para, një person ka qëlluar të paktën dy herë mbi viktimën 50-vjeçare me origjinë shqiptare, teksa ndodhej në makinën e tij, të ndaluar në një karburant.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesdite në rrugën Solonos 51, ndërsa viktima ka mbetur i plagosur rëndë në shpatull dhe ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Sipas informacioneve ka pasur një konflikt mes autorit dhe viktimës.

Trupi i pajetë i tij u transferua në Shërbimin Ligjor të Selanikut.

Në vendngjarje ndodhen forca të forta të Policisë greke të cilat kanë rrethuar zonën ndërsa po kryejnë hetimet në kërkim të autorit.