SUEDI- Reperi i famshëm suedez, Gaboro, është ekzekutuar ditën e sotme me breshëri plumbash në Norrkwping të Suedisë. Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del nga makina dhe qëllon 23-vjeçarin me breshëri plumbash.
Gjithashtu pamjet janë filmuar nga personi i armatosur dhe tregojnë se ai qëllon pamëshirshëm ndaj reperit. Siç shihet edhe në video Gaboro pasi bie në tokë tenton të flasë me vrasësin, por ky i fundit e qëllon disa herë dhe e lë të vdekur në vend.
Gaboro kishte filluar të merrte famë shpejt edhe pse ishte vetëm 23 vjeç. Ai kishte rreth 220 mijë dëgjues në Spotify dhe hiti i tij ‘Suavemente’ ka mbledhur rreth 11 milionë dëgjime. Emri i tij i vërtetë ishte Ninos Khouri dhe shpesh herë vendoste një maskë që i mbulonte të gjithë fytyrën. Po ashtu Gaboro ishte dënuar për droge dhe kishte lidhje me një bandë.