Ishte në kërkim për ekzekutimin e Klodiana Vefës në Itali, kryen vetëvrasje ish burri i saj

0

Është gjetur i vdekur autori i dyshuar i vrasjes së 36-vjeçares shqiptare Klodiana Vefa në Castelfiorentino, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Alfred Vefa është gjetur i pajetë në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa.

Sipas policisë, e cila e kishte kërkuar prej orësh, ai vrau veten duke qëlluar me të njëjtën armë që ndoshta kishte përdorur për të ekzekutuar bashkëshorten e tij, edhe pse nuk jetonin më bashkë prej kohësh.

Rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës, në një zonë të izoluar të komunës San Casciano në Val di Pesa, një qytetar ka denoncuar një makinë të dyshimtë, të parkuar dhe të braktisur. Karabinierët që ndërhynë konstatuan se ishte makina e Alfred Vefës. Menjëherë u organizua një kërkim në zonat përreth që më pas çoi në zbulimin, në orën 6 të mëngjesit, të trupit të pajetë të burrit.

Mësohet se Klodiana Vefa dhe Alfred Vefa, ishin ndarë prej disa kohësh. Por burri dukej se nuk e pranonte ndarjen nga nëna e dy fëmijëve dhe ndaj ditën e djeshme e qëlloi me 3 plumba duke i marrë jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak metra nga banesa ku 36-vjeçarja jetonte me dy fëmijët e mitur.

Mediat italiane kanë shkruar se mes çiftit ka pasur mosmarrëveshje, ndoshta për shkak të xhelozisë së burrit. Klodiana Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino, ku jetojnë shumë shqiptarë.

Vajza ishte e para që pa nënën të pajetë në rrugë. Mediat thonë se ajo i thirri vëllait për ngjarjen e rëndë që kishte ndodhur.

“Hajde, ka vdekur nëna”, ishin fjalët me të cilën vajza 14-vjeçari lajmëroi të vëllanë.

Mësohet se Alfred Vefa kishte shkuar në banesën bashkëshortes dhe ka debatuar me të për disa minuta, në sy të fëmijëve. “35-vjeçarja ka dalë në rrugë, për të qenë më e sigurt” shkruajnë mediat fqinje. Ai e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me tre plumba, disa metra larg hyrjes së pallatit. Pas krimit, ai u largua menjëherë me mjetin e tij teksa disa orë pas krimit është gjetur i vetëvrarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu