Ekzekutoi ish-bashkëshorten, ja kur vendos gjykata për Elton Metajn

0

Elton Metaj, 31-vjeçari i cili vrau ish-bashkëshorten Sabrina Bengaj do të dalë nesër para gjykatës në Fier. Siç raportojnë mediat, Metaj do të njihet me masën e sigurisë për krimin e kryer, ndërsa seanca nis në orën 10:30.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Zhupan të Fierit. Elton Metaj shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e qëlloi për vdekje, ndërkohë që kjo e fundit po konsumonte darkën.

Në 20 shtator të vitit të shkuar për më shumë se 5 orë Elton Meta në kërcënimin e armës mbajti peng ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në banesën e tyre, duke qëlluar dy herë në ajër.

Ai u neutralizua nga Renea dhe u dorëzua. 31-vjecari u prangos dhe ndaj tij u ngritën 3 akuza, dhunë në familje, kundërshtim të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Dhe pse me akuza të rënda, Elton Metaj fitoi lirinë.

Prokurori Çlirim Sino i kërkoi gjyqtarit Piro Sota shtrim të tij në spitalin psikiatrik ku qëndroi disa muaj. I njëjti gjyqtar më pas ndryshoi masën e sigurisë nga shtrim i detyruar në spital, në kurim ambulator në shtëpi. Në fund të muajit korrik ai la spitalin dhe shkoi në shtëpi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu