Ekzekutoi pronarin e shtëpisë për qiranë, burg 34-vjeçarit në Shkodër

0

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës caktoi masë sigurie “arrest me burg” për 34 vjeçarin Lekë Vuksani, i cili është autori i dyshuar i vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 2 maj në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.

Në seancën e vleresimit të masës së sigurisë 34 vjeçari nuk ka shqiptuar asnjë fjalë, por ka preferuar të flasin avokatët.

Avokati mbrojtës Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë arrest me burg me afat.

Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata, e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes Vat Stakaj caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për veprën penale vrasje me paramendim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu