Ekzekutuan shoferin e autobusit dhe 2 nxënës, këta janë dy autorët (Foto, emrat)

0

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Paparaci ka zbuluar se bëhet fjalë për tre të arrestuar nga fshati Gllogjan.

Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.

Dyshohen se motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani. Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.

Kujtojmë se vrasja e trefishtë në Gllogjan ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, pas një sulmi me kallashnikov që u bë drejtim të autobusit i cili ishte në lëvizje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu