Elbasan/ 28- vjeçari, thyen masën e arrestit dhe rreh një person në rrugë, prangoset nga policia

0

Theu masën e sigurisë dhe u konfliktua fizikisht me një shtetas, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. C., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte dalë nga banesa, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe në rrugën “Lef Nosi”, ishte konfliktuar fizikisht me shtetasin M. P., 36 vjeç, banues në Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu