Elbasan/ 45-vjeçari rrëzohet nga struktura metalike e përpunimit të karburanteve në Balldre

0

Rrëzohet nga struktura metalike e përpunimit të karburanteve në Balldre punëtori në Elbasan.

F.M 45 vjeç nga Petreshi, ka rënë nga lartësia dhe ka përfunduar në spital.

Elbasan/Informacion paraprak

Në spitalin rajonal Elbasan është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi F. M., 45 vjeç, banues në fshatin Petresh.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 45-vjeçari është dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, në të cilën është i punësuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu