Elbasan – Aksidente, dhu*në dhe shkelje të rendit: Bilanci i 24 orëve nga komisariatet e policisë së qarkut

0

Elbasan, 9 gusht 2025 – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka evidentuar disa ngjarje gjatë ditës së djeshme, ku janë regjistruar aksidente rrugore, veprime që cënojnë rendin publik si dhe raste të dhunës në familje.

Aksidente rrugore
– Arrestohet 34-vjeçari A. L., pasi në rrugën “Qemal Stafa” përplasi me automjetin e tij një 78-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. I moshuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
– Ndërkohë, ka nisur procedimi penal për shtetasin B. B., 43 vjeç, i cili u përplas me një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan, në fshatin Shijon, ndërsa drejtonte një motomjet. Edhe ai është nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Rend dhe qetësi publike
– Procedim penal për shtetasin E. M., 36 vjeç, pasi xhiroi gomat e automjetit në zonë të banuar, duke prishur qetësinë publike në Cërrik.

Narkotikë
– Një 49-vjeçar, G. T., është proceduar pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Dhunë dhe konflikte personale
– A. A., 25 vjeçe, është proceduar pas një konflikti fizik me një bashkëmoshatare.
– A. K., 48 vjeç, është proceduar pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit.

🔎 Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.