Elbasan, arrestime dhe procedime penale për dhu*në në familje, shkelje të ligjit dhe ndërtim të paligjshëm

0

Elbasan, 7 prill 2025 – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka kryer një sërë veprimesh ligjore gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë arrestime në flagrancë dhe referime materialesh në Prokurori për vepra të ndryshme penale.

Në Gramsh, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 56 vjeç, dhe N. Sh., 47 vjeç, të dy për dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Po ashtu, u arrestua edhe E. M., 32 vjeç, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë për drejtim të parregullt të automjetit. Ai u kap nga shërbimet e policisë në aksin Gjirokastër–Tepelenë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin A. C., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Ndërkohë, në Komisariatin e Policisë Elbasan, nisi procedimi penal për O. H., 24 vjeç, për konflikt fizik me një 22-vjeçar; për A. Ç., 58 vjeç, për dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes; si dhe për Q. P., 55 vjeç dhe Q. S., 60 vjeç, për ndërtim të paligjshëm.

Në Gramsh, u referuan materialet për Sh. Y., 68 vjeç, për prerje të paligjshme pemësh në fshatin Lenie dhe për R. T., 40 vjeç, i cili ka kanosur dhe fyer ish-bashkëshorten përmes celularit.

Në Librazhd, nisi procedim penal për A. K., 70 vjeç, i dyshuar për helmimin e qenit të fqinjit të tij, N. K., për motive të dobëta.

Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.