Elbasan/ Babë e bir i shpëtuan mrekullisht atentatit, ja çfarë deklaruan në polici

0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës së kaluar në fshatin Byshek të Elbasanit. Policia bën me dije se është qëlluar në drejtim të një makine, ku udhëtonin babë e bir.

Është qëlluar me armë 48-vjeçari Petrit Çarçiu, të cilit më herët i kanë djegur edhe lokalin që ka në pronësi.

Ndërkohë, i pyetur në polici mbi ngjarjen e natës së kaluar, Çarçiu ka thënë se është qëlluar me armë nga një këmbësor. Ndërkohë, nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 00:30, në fshatin Byshek, Elbasan, shtetasi P.Ç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan ka njoftuar Sallën Operative të DVP Elbasan se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij i cili udhëtonte sëbashku me djalin.

Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të mjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu