Fusha e plehrave në Gramsh ndot ujin, ajrin dhe tokën

0

Nga Esmerid Murati

Ky është vendgrumbullimi i mbetjeve në Gramsh. Në fakt është nje vend i improvizuar pasi nuk ka patur asnjë punë paraprake për ta përshtatur atë në një vendgrumbullim normal të mbetjeve.

Problemi kryesor i saj është jo vetëm fakti që është një fushë e hapur dhe zjarret nuk kanë munguar, por edhe sepse është afër lumit Devoll dhe bëhet shkak për ndotjen e ujëmbledhësit të hidrocentralit të Banjës duke dëmtuar jo vetëm florën e lumit por edhe pamjen në dëm të turizmit në zhvillim të Gramshit.

Komuniteti kërkon zgjidhjen e menjëhershme të këtij problemi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu