Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka reaguar pas publikimit të një video në rrjetet sociale, ku shihet një automjet duke kryer parakalim të gabuar në kthesën e aksit rrugor “Librazhd-Elbasan”.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin E. D., dhe i kanë vendosur masën administrative prej 12,000 lekë të rinj, bazuar në nenin 141, pika 10, dhe në nenin 127, pika 3, të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë raste të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, duke siguruar një reagim të menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.