Elbasan/ Gjendet i vdekur në banesë një burrë

0

ELBASAN– Një person është gjetur ditën e sotme i pajetë në Elbasan. Policia informon se është gjetur pa shenja jete, brenda banesës së tij 65-vjeçari me inicialet XH.B. Dyshohet se vdekja e të moshuarit mund të ketë ardhur nga shkaqet natyrale, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 03.02.2022, rreth orës 11:50, në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, ka gjetur vdekjen pranë banesës së tij, shtetasi Xh. B., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu