Elbasan/ Goditi oficerin e Policisë Gjyqësore, arrestohet 34-vjeçari/ Bie në pranga 19-vjeçari që ushtronte dhunë ndaj të miturës

0

DVP Elbasan

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. R., 19 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 16-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 34 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Gramshit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu