Hap qepenin për të vjedhur dyqanin në lagjen ‘Vullnetari’ në Elbasan, policia identifikon dhe shpall në kërkim 33-vjeçarin.
Më datë 26.10.2024, ka kallëzuar shtetasja P. K., se kanë tentuar të vjedhin në dyqanin e saj, në lagjen “Vullnetari”, sepse në mëngjes ka gjetur të hapur qepenin. Nga hetimet e kryera dyshohet se autor është shtetasi E. B., 33 vjeç, banues në Elbasan, shtetas me precedent për vjedhje. Punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.