Elbasan/ Kapet në flagrancë gjatë tentativës për vjedhje automjeti, arrestohet 56-vjeçari

0

Elbasan, 30 maj 2025 – Një 56-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të vidhte një automjet në lagjen “Beqir Dardha”.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan u njoftuan për një tentativë vjedhjeje të një automjeti tip “Mercedes Benz ML” dhe menjëherë organizuan punën për ndërhyrje në vendngjarje. Si rezultat, u arrestua autori i dyshuar, shtetasi Luan M., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një send metalik që ishte përdorur për të hapur derën e automjetit.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të verifikuar nëse ky shtetas është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.