Elbasan/Konstituohet Këshilli i Qarkut Elbasan, Ermira Urupi zgjidhet Kryetare !

0

-Paraditen e kësaj të Marte është konstituar Këshilli i ri i Qarkut Elbasan.Në përbërje të këtij këshilli nuk do të ketë asnjë përfaqësues nga koalicioni i “Bashkë Fitojmë” dhe nga PD ,ndërsa Partia e Gjelbër ,PLL dhe PDS do të kenë nga një anëtarë.Në mbledhjen e konstituimit ishin prezentë 28 anëtarë nga 32 anëtarë të këtij këshilli të cilët zgjodhën Kryetare të Këshillit të Qarkut Elbasan me 100% të votave zj.Ermira Urupi e propozuar nga PS .Urupi së fundi mbante postin e Drejtores së Operatorit të Sherbimeve të Kujdesit Shëndetesor për Qarqet ,Elbasan,Korçë dhe Berat .Urupi ndërkohë është edhe Drejtuese e Partisë Socialiste për Elbasanit dhe zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023 ka patur kontribut të rëndësishëm në fitoren e kandidatit për kryetar si edhe në arritjen e fitores së mazhorancës në Këshillin Bashkiak të Elbasanit .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu