DVP Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 29 vjeç, banues në fshatin Balldren, Elbasan, pasi u kap në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi N. Y., 54 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ka aksidentuar shtetasen Xh. L. dhe djalin e saj të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme