Elbasan, mbyllet kampionati i gjimnazeve në basketboll: “Kostandin Kristoforidhi” dhe “Dhaskal Todri” shpallen fitues

0
Screenshot

 

Në Elbasan është mbyllur kampionati i basketbollit për shkollat e mesme, për vajza dhe djem. Në përfundim të këtij aktiviteti, fitues u shpallën gjimnazet “Kostandin Kristoforidhi” dhe “Dhaskal Todri”. Ky aktivitet, i organizuar nga Klubi Shumësportësh dhe ZVA Elbasan, ka ngjallur interes të madh tek nxënësit, duke e kthyer tashmë në një traditë zhvillimin e aktiviteteve të tilla sportive. Në finalen e vajzave u përballën shkollat “Kostandin Kristoforidhi” dhe “Maarif School”, ku fituese dolën vajzat e “Kristoforidhit”. Vajzat fituese rrëfyen emocionet e përjetuara dhe shprehën dëshirën që aktivitete të tilla të zhvillohen vazhdimisht.

Në finalen e djemve, fitorja shkoi për gjimnazin “Dhaskal Todri”, i cili mundi “Maarif School”. Djemtë fitues vlerësuan paraqitjen e tyre gjatë gjithë kampionatit dhe rëndësinë e këtij suksesi.

Aktivitete të tilla po kthehen gjithnjë e më shumë në traditë në qytetin e Elbasanit, me synimin për të afruar sa më shumë të rinjtë me sportin.