Elbasan, 30 maj 2025 – Policia e Elbasanit ka referuar në Prokurori disa raste të ndara, për të cilat janë nisur procedime penale ndaj disa shtetasve të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori për:
Qemal Q., 69 vjeç, i dyshuar për kanosje me fjalë ndaj shtetasit Lorenc M., 41 vjeç, për motive të dobëta;
Bashkim H., 56 vjeç, dhe Xhino M., 31 vjeç, të kapur në flagrancë duke kryer punime ndërtimi pa leje në pronat e tyre;
Dy të mitur 14-vjeçarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprime të turpshme me një vajzë 12 vjeçare dhe kanë publikuar pamjet në rrjetet sociale.
Të gjitha materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ku priten veprime të mëtejshme hetimore.