Elbasan/ Nis transporti publik drejt Tiranës, ja çfarë ndodh dhe çfarë duhet të mbani parasysh

0

Ka nisur sot transporti publik edhe nga qyteti I Elbasanit. Dhjetëra minibuzë dhe autobuzë, që lidhin këtë qytet me qytete të tjera të Shqipërisë, janë vënë në dispozicion të udhëtarëve duke zbatuar protokollin e kërkuar me këtë rast.

Një ndër linjat më me shumë autobuzë është ajo që lidh Elbasanin me Tiranën. Nga një vëzhgimi i kryer rezulton se kompania ka marrë të gjitha masat për të garantuar një transport kundrejt rregullave të përcaktuara. Por duket se dita e parë ka disa vështirësi.

Çdo udhëtari I matet temperature para se të hipë në autobus. Gjithashtu ata kontrollohen edhe për pajisjen me maska dhe doreza ndërkohë që dezinfektohen.

Ndërsa autobuzët nga brenda kanë përcaktuar distancat se si dhe ku duhet të ulen udhëtarët duke shfrytëzuar vetëm 70% të kapacitetit të tyre
Bardhyl Projka, përgjegjës i kësaj kompanie shprehet se edhe pse kompania ka marrë të gjitha masat po haste në vështirësi. Kështu sipas tij konstatohet një numër shumë I ulët I udhëtarëve. Cmimi i biletës nuk ka ndryshuar por me këtë numër udhëtarësh kompania del me humbje dhe duhet të subvencionohet nga shteti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu