Ndërron jetë 34-vjeçarja nga Librazhdi në Infektiv, viktima më e re në moshë nga COVID-19

0

Ndërron jetë si pasojë e Covid-19, një 34-vjeçare nga Librazhdi e cila prej ditësh ishte e shtruar në Spitalin Infektiv në QSUT. 34-vjeçarja shënon moshën më të re të personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në vend.

Në përditësimin e të dhënave, Ministria e Shëndetësisë tha se 34-vjecarja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, në spitalin Infektiv. Sipas njoftimit zyrtar e reja nga Librazhdi vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19.

“E reja ishte e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

34-vjeçarja nga Librazhdi e çon në 47 numrin e personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu