Elbasan, 21 shkurt 2025 – Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Streets”, ku janë goditur dy raste të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa. Gjatë operacionit, janë arrestuar 3 shtetas dhe janë vënë në hetim 3 të tjerë.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, ka zhvilluar kontrolle dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, si dhe mjete që përdoren për shpërndarjen e saj.
Në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan:
Rreth 1.3 kg Cannabis Sativa
81,000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave të lëndës narkotike
1 peshore elektronike
3 celularë
2 automjete dhe 1 motomjet
Arrestimet në flagrancë:
B. T., 32 vjeç dhe A. T., 37 vjeç, në lagjen “Skënderbej” në Elbasan. Ata u kapën me rreth 725 gramë Cannabis të ndarë në doza të gatshme për shitje dhe me 81,000 lekë të dyshuara të fituara nga ky aktivitet kriminal.
Po ashtu, në fshatin Shtërmen, Cërrik, u arrestua E. T., 34 vjeç, i cili u kap me rreth 525 gramë Cannabis Sativa dhe 1 peshore elektronike të fshehura në koshin e motomjetit që drejtonte.
Për shtetasit A. B., 33 vjeç, F. A., 34 vjeç, dhe J. K., 30 vjeç, u nisi procedimi në gjendje të lirë pasi u kapën në flagrancë duke blerë dhe konsumuar doza të lëndës narkotike.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.