Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima në njerëz është regjistruar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’, ku raportohet se janë përplasur dy mjete tip ‘Volkswagen’, njëra prej të cilave ka marrë edhe shtyllën para duke e rrëzuar nga forca e madhe e goditjes.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për kryerjen e hetimeve të nevojshme që çuan në këtë aksident, ndërsa raportohet se janë regjistruar vetëm dëme materiale.