Elbasan/Policia ndëshkon 4 drejtues automjetesh pas videove të publikuara në rrjete sociale

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

📍Në lidhje me 3 video të postuara në rrjete sociale, në të cilat shfaqen 4 automjete që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, bëjmë me dije se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë kryer veprimet verifikuese dhe kanë ndëshkuar me masa administrative drejtuesit e automjeteve, si më poshtë:

✅Është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit që ka kryer parakalim të gabuar, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”;

✅Është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit që ka kryer parakalim të gabuar, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”;

✅Janë ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, secili nga 2 drejtuesit e automjeteve që kanë kryer parakalim të gabuar, në aksin rrugor “Cërrik-Elbasan””.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe sipas ligjit.