Burime bëjnë me dije se prokuroria e Elbasanit me ne krye Kreshnik Ajazin ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Elvis Koçi Çaushllari, Feliks Filaj dhe Ersi Çekani.
Po ashtu prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën “Arrest me burg në mungesë” për 3 personat e tjerë të përfshirë në konfliktin me armë të ndodhur në lagjen Emin Matraxhiu. Mësohet se te 3 të ndaluarit pritet të dalin përpara gjykatës së Elbasanit ditën e diel.
Po ashtu burime bëjnë me dije se prokuroria e rrethit Elbasan ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për Gazmir Harremin dhe Gëzim Ballan të arrestuar për trafikimin e lëndëve narkotike të kapura një ditë më parë në aksin Elbasan – Metalurgji.