Rreth 230 qytetarë kanë kërkuar ndihmë juridike falas gjatë vitit 2024, në Elbasan duke reflektuar një rritje të shqetësimeve sociale dhe ekonomike . Shtresat më të prekura janë të moshuarit,personat me aftësi të kufizuara, komuniteti rom dhe egjiptian, si dhe viktimat e dhunës në familje.
Çështjet më të zakonshme për të cilat kërkohet ndihmë lidhen me zgjidhjen e martesave, urdhrat e mbrojtjes, përfitimet e ushqimit për fëmijët, pensionet dhe pronësinë.
Kërkesa e lartë për ndihmë juridike falas në Elbasan pasqyron sfidat ekonomike dhe sociale me të cilat qarku vazhdon të përballet.
Në të gjithë vendin rezulton se 6200 qytetarë kërkuan ndihmë juridike falas gjatë vitit 2024.Ky trend tregon vështirësitë me të cilat përballet një pjesë e madhe e popullsisë, veçanërisht gratë dhe familjet në nevojë./Infoweb Media