Elbasan/ Shkrumbohet nga flakët magazina e ushqimit të bagëtive, lëndohet pronari

0

 

Një magazinë e cila si shërbente si magazinë ushqimore për bagëtitë në fshatin Muriqan të Elbasanit është shkrumbuar nga flakët e për pasojë është dëmtuar pronari i saj.

Ai ka tentuar të shpëtojë bagëtitë duke marrë plagë në duar.

“Në fshatin Muriqan, Elbasan, ka rënë zjarr në një magazinë që kishte bazë ushqimore për bagëti , në pronësi të shtetasit G.S.,.

Si pasojë e zjarrit është djegur plotësishtë magazina si dhe në përpjeke e sipër për të shpëtuar bagëtit është lënduar lehtë në duartë pronari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit“, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu