Elbasan/ Shpërthen bombula e gazit brenda byrektores

0

Një bombol gazi ka shpërthyer në një byrektore në qytetin e Elbasanit. Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme pranë poliklinikës së specialiteteve dhe drejtorisë së policisë.

Për fat të mirë kanë shpëtuar mrekullisht punonjësit e byrektores, por edhe kalimtarët e rastit.

Si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale.

Policia dhe zjarrfikëset mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu