Elbasan/ Shpërthim në Kombinatin Metalurgjik, palgosen 7 punonjës, 3 në gjendje të rëndë. Emrat

0

Shpërthim në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në repartin e oksigjenit dhe kanë mbetur 7 punonjës të plagosur.

Burimet thanë se 3 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë ndërsa 4 të plagosurit e tjerë me dëmtime të lehta, janë jashtë rrezikut.
Ata janë dërguar në kirurgjinë e Elbasanit dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se të plagosurit kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Emrat e të plagosurve që paraqiten më rëndë janë Qemal Mullahu, 61-vjeç, Eduard dhe Osman Bendaj, 42 dhe 69 vjeç, të cilët janë familjarë mes tyre, bab e bir.

Lexo edhe:

Photo: One of the injured groans from the wounds from the Elbasan explosion. Relatives stand by

Paraprakisht thuhet se ka shpërthyer në bombul oksigjeni, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen dhe disa makina policie.

Ende nuk dihen rrethanat e shpërthimit.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje shkak për shpërthimin e flakëve ka qenë çarja e një tubi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu