Mbrëmjen e sotme ka ndodhur shpërthime të fuqishme në Elbasan.
Nga raportimet e para mësohet se ka persona të lënduar.
Dyshohet se një predhë ka shpërthyer në zonën e njohur si Ish-Kombinati Metalurgjik, duke bërë që të ndjehen dy lëkundje të forta.
Konkretisht ngjarja ka ndodhur tek furrat e Kurum. Shpërthimet e fuqishme janë ndjerë në të gjithë zonën dhe kanë përhapur panik në të gjithë qytetin e Elbasanit.