Elbasan/Tryeza festive e kushtueshme, qytetarët në vështirësi

0
Screenshot

Një ditë nga nata e ndërrimit të viteve të gjithë janë duke u përgatitur për tryezën festive. Një pjesë e produkteve kanë pësuar rritje të dukshme në çmim , ndërkohë disa produkte të tjera më pak.Në këto kushte për një pjesë të shoqërisë jo të gjitha ushqimet janë të përballueshme. Për pensionistët tryeza e ndërrimit të viteve do të jetë më e varfër pasi nuk kanë mundësi të blejnë as gjelin e detit. Ata thone se pagat dhe pensionet janë shumë të ulëta, ndaj nuk mund të përballojnë jetesën dhe çmimet e larta.

Ndërkohë në tregun e shpendëve në Elbasan tregtarët thonë se çmimi I gjelit te detit ka pesuar renie por sërish shitjet nuk janë në pritshmërinë e tyre.

Nga ana tjetër AKU ka intensifikuar kontrollet në terren për tregtarët abuzues, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve.