Elbasan / Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

0

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

H. H., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit heroinë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. H., 54 vjeç, banues në fshatin Çepë, Belsh, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu