AUSTRI – Pas 94 minutash, gjyqtari shqiptar i FIFA-s, Enea Jorgji, ka fërshëllyer tri herë për të sinjalizuar përfundimin e ndeshjes Austri – Estoni, e cila u mbyll me fitoren 2-1, në grupin ‘F’ të kualifikueseve të “Euro 2024”, të cilin e kryeson pas dy ndeshjesh me 6 pikë.
Ishte një fitore dramatike dhe e arritur në çastet e fundit të takimit. Pasi do të humbiste penalltinë (17’), do të ishte Gregoritsch (88’) do të shënonte golin e dytë të austriakëve, të cilin kishin barazuar në 1-1 me anë të Kainz (68’). Estonezët kaluan në epërsi përkohësisht me anë të Sappinen (25’), por në vijim gjithçka u përmbys për ata.
Ky takim u drejtua nga gjyqtari shqiptar nga Elbasani, Enea Jorgji, i cili u ndihmua nga Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërkohë që i katërt ishte Eldorjan Hamiti. Në VAR ishin gjyqtarët italianë Daniele Chiffi dhe Gianluca Aureliano.
Përpos një penalltie të akorduar për Austrinë (17’), gjyqtari Jorgji dha edhe 3 kartona të verdhë për futbollistët e Estonisë.