Elbasanasi i Kombëtares Adi Kurti firmos te Empoli

0

Empoli në Serie A di si të “peshkojë” talente. Këtë herë skuadra italiane ka afruar në ekip dhe i ka ofruar kontratën e parë profesioniste Adi Kurtit, mbrojtësit të Kombëtares U-19 që është me origjinë nga Elbasani.

I gjatë 1.94 metër dhe me rolin e qendrës së mbrojtjes, Kurti është nga sot pjesë e ekipit të Empolit dhe pret të tregojë cilësitë te moshat, për t’u afruar më pas në ekipin e parë.

18-vjeçari ka dalë nga ‘Shkolla Sportive Pepa’ dhe ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Shqipërisë. Duket se djaloshi është në hapat e Elseid Hysajt dhe Kristjan Asllanit, të formuar në këtë ekip.

Aktualisht pjesë e Empolit në Serie A janë Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu