Elbasani luan këtë të shtunë në transfertë ndaj Dinamos, në një duel direkt ku do të kërkohet patjetër marrja e tri pikëve për të ruajtur kreun. Situata në kampin verdheblu është optimiste, për vetë faktin se vijnë pas një ecurie pozitive në javët e fundit. Ish-futbollisti i Elbasanit, Egert Kuçi, flet rreth këtij dueli. Ai vlerëson Dinamon si një rival të denjë, por ka besim se elbasanasit do të dinë të dalin me tri pikë.
Verdheblutë kanë qenë të privuar nga shumë dëmtime dhe mungesa gjatë kësaj periudhe, por për Kuçin, forca e ekipit elbasanas është grupi dhe jo individi.
Në Elbasan të gjithë ëndërrojnë tanimë edhe titullin kampion dhe Kuçi, si një ish-futbollist i ekipit që u shpall fitues në sezonin 2005-2006, e di rëndësinë e një arritjeje të tillë. Ai qëndron me këmbë në tokë, ku thekson se objektivi fillestar është “Final 4”, por edhe titulli do të ishte “qershia mbi tortë”.





