Elbasani feston 7 Kupa fitoreje :Sukses historik për Klubin Shumësportësh

0

Klubi Shumësportësh Elbasani organizoi një ceremoni festive për të nderuar ekipet që kanë shkëlqyer gjatë sezonit të fundit, duke sjellë në qytet 7 Kupa fitoreje në disiplina të ndryshme.

Në këtë event simbolik, u vlerësuan veçanërisht tre ekipe kampione:

🥇 Ekipi i Ping-Pongut

🥇 Ekipi i Volejbollit

🥇 Ekipi i Handbollit

Të pranishëm në ceremoni ishin sportistë, trajnerë, drejtues të klubit dhe përfaqësues të institucioneve vendore. Drejtori i Përgjithshëm i Kulturës dhe Sporteve, z. Artin Kovaçi, përshëndeti të pranishmit dhe u shpreh me nota vlerësimi për përkushtimin dhe rezultatet e arritura nga ekipet. Ai theksoi se Elbasani po shndërrohet në një emër gjithnjë e më të njohur në arenën sportive kombëtare.

 

Nga ana tjetër, drejtori i klubit, z. Mirandi Backa, falënderoi stafin dhe bashkëpunëtorët që me punë të palodhur arritën ta kthenin këtë sezon në një sukses të jashtëzakonshëm për qytetin.

 

Klubi premton një sezon të ri me objektiva edhe më të lartë, ku përkushtimi, pasioni dhe profesionalizmi do të vijojnë të sjellin trofe dhe emocione për tifozët elbasanas.