Elbasani mban barazimin me Bylis

0

BALLSH – Në “Adush Muça” skuadra e Bylisit dhe e Elbasanit kanë ndarë nga një pike, falë dy golave të shënuar në secilën pjesë.

Në të parën ishin miqtë, të cilët festuan golin e Tsague (11’), ndërsa në fraksionin e dytë vendasit ekuilibruan shifrat me anë të Berkos (63’).

Pas 25 takimesh Elbasani mban vendin e pestë me 30 pikë, ndërsa Bylis të shtatin me pesë më pak.

Te pankina e ballshiotëve sot debutoi trajneri Gentian Mezani, i cili zëvendësoi Nevil Deden pas dorëheqjes së tij.