Elbasani ngjitet në krye të Superiores pas fitores në Vlorë (VIDEO)

0

3 Nëntor 2025

Elbasani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Flamurtarit, duke u ngjitur në vendin e parë të renditjes së Kategorisë Superiore. Verdheblutë triumfuan me rezultatin minimal 0–1, në ndeshjen e javës së 10-të të kampionatit.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Vlorës dhe u vendos nga një gol i Xhonatan Lajthias në minutën e 62-të, pas një goditjeje këndi që përfitoi nga pakujdesia e mbrojtjes vendase.

Me këtë sukses, Elbasani ngjitet në kuotën e 20 pikëve, një më shumë se Vllaznia, e cila ka një ndeshje më pak. Nga ana tjetër, Flamurtari mbetet në fund të tabelës me vetëm 5 pikë, duke kërkuar ende fitoren e parë pas disa javësh të vështira.

📹 Shiko videon e golit më poshtë.