Kryeqyteti i pranverës ka vijuar sot festimet
për Ditën e Verës, me një koncert në natyre me fëmijët e kopshteve.
Nën tingujt e këngëve pranverore dhe koreografitë e përgatitura me përkushtim, të vegjlit dhuruan emocione dhe ngrohtësi për të pranishmit, mes tyre prindër, edukatorë dhe qytetarë të shumtë.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se këtë vit festimet do të zgjasin një javë, me një program të pasur që kulmon më 14 Mars, kur qyteti do të kthehet në një arenë të madhe festive.
Një javë festive e cila nisi të
dielën dhe mbyllet pasditen e datës 16 mars. Ndonëse tashmë festë kombëtare Elbasani mbetet kryeqendra e festimeve të Ditës së Verës./Infoweb Media