Elbasan,i nxehti ekstrem shton qytetarët me probleme të shëndetit mendor

0

Përveç problemeve shëndetësore që shfaqen si pasojë e të nxehtit, temperaturat e larta po të shkaktojnë edhe probleme me shëndetin mendor.

Mjeku psikiatër në Elbasan, Andi Andoni,  thonë se qëndrimi për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit, por edhe vapa e madhe ndikojnë tek pacientët.

Mjeku thotë se problemet me shëndetin mendor nuk duhen neglizhuar, pasi në mungesë të trajtimit t duhur, personi mund të bëhet një njeri i papërgjegjshëm për veprimet e tij.

Gjatë këtyre javëve të nxehta është rritur numri i pacientëve që shfaqin probleme me menaxhimin e ankthit, çrregullime me humorin etj.

“Një faktor që ndikon në përkeqësimin e shëndetit mendor është edhe përdorimi i alkoolit dhe lëndëve narkotike.”

Për të ruajtur një shëndet të mirë të mendjes, sipas mjekëve, duhet që me shfaqjen e shqetësimeve të vogla personi t’i drejtohet një specialisti për ndihmë.

Shqetësues mbetet fakti se mosha e pacientëve që shtrohen për kurim në spitalin psikiatrik të Elbasanit është në ulje dhe një nga faktorët është abuzimi me lëndët narkotike dhe alkoolit për një kohë të gjatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu