Elbasani ‘shpartallon’ Burrelin dhe vazhdon kryesimin e Kategorisë së Parë

0

Elbasani ka fituar sot një ndeshje shumë të rëndësishme në javën e 25-të të Kategorisë së Parë.

Skuadra verdheblu ka mundur me shifrat 3-0 Burrelin në shtëpi për të kapërcyer përsëri Bylisin që i kishte marrë kreun e renditjes.

Një gol i Leo Melos i dha avantazhin vendasve në “Elbasan Arena” në pjesën e parë, ndërsa shifrat më pas u thelluan në fraksionin e dytë të lojës ku më pas Lleshi e në fund Bobi, ia dolën që të çonin rezultatin në 3-0.

Me këtë fitore, Elbasani ngjitet përsëri në vendin e parë në renditje me një pikë më shumë se Bylis dhe vazhdon të marshojë drejt kthimit në Superiore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu