Elbasan,nxënësit nuk i përgjigjen thirrjes për bojkotin e mësimit ndaj mbylljes së TikTok-ut

0
Screenshot

Në Elbasan,nxënësit nuk i përgjigjen thirrjes për bojkotin e mësimit ndaj mbylljes së TikTok-ut.

Pavarësisht paralajmërimeve dhe apelit publik për një qëndrim të unifikuar kundër këtij vendimi, nxënësit kanë vijuar procesin mësimor normalisht.Vendimi për kufizimin e aksesit në TikTok është mbrojtur nga qeveria si një masë për mbrojtjen e të rinjve nga rreziqet e platformës, ndërsa opozita e ka konsideruar atë si një ndërhyrje në liritë individuale dhe një përpjekje për të kontrolluar informacionin.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj thirrjes për bojkot, duke e cilësuar atë si të pabazuar dhe një përpjekje të opozitës për të manipuluar të rinjtë në një betejë politike.
Megjithëse TikTok mbetet një nga platformat më të ndjekura nga të rinjtë në Shqipëri, duket se vendimi për mbylljen e tij nuk ka nxitur një reagim të fortë nga vetë përdoruesit e tij në shkolla, të cilët zgjodhën të mos i bashkohen protestës së propozuar./Infoweb Media