Eleminuan Gjermaninë, lojtarëve anglezë iu lejohet s*ksi

0

Futbollistët e Anglisë do të lejohen që të takojnë bashkëshortet dhe të dashurat e tyre, si shpërblim për fitoren ndaj Gjermanisë.

Ata do të kalojnë disa kohë me njeriun e tyre të zemrës në një vend sekret, përpara çerekfinales që do të luhet në Romë.

 

Tabloidi anglez “The Sun” raporton se futbollistëve do t’u lejohen vetëm pak orë, por kjo do të mjaftojë për t’u bërë gati për raundin tjetër.

Trajneri Gareth Southgejt e kupton që partneret dhe familjet luajnë një rol me rëndësi për të ndihmuar ekipin që të japë maksimumin.

Ky vendim përbën një ndryshim të madh, pasi UEFA e ka përcaktuar qartë që rregullat anti-covid duhet të zbatohen me përpikëri gjatë gjithë turneut.

Bashkëshortet dhe të dashurat, bashkë me familjarët e tjerë duhet që të rezultojnë negativ në test, përpara takimit me futbollistët, që do të jetë në një hotel.

Anglia mundi Gjermaninë në një ndeshje me eliminim direkt pas 55 vitesh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu