Elon Musk ka një plan “X” për të pesëfishuar fitimet e Twitter

0

Elon Musk planifikon të pesëfishojë të ardhurat vjetore të Twitter deri në vitin 2028. Biznesmeni ka zbuluar planin e tij ambicioz për të rritur fitimet e platformës nga 5 miliardë Dollarë gjatë 2021 në 26.4 miliardë.

Raporti përfshin edhe krijimin e një shërbimi të ri, të quajtur X, i cili synon të arrijë 9 milionë përdorues në vitin e parë duke u rritur gradualisht për të arritur 104 deri në 2028. Në një përmbledhje shifrash, Musk shpreson të shtojë numrin e përdoruesve të Twitter nga 200 milionë që arriti vitin e kaluar në 900 milionë.

Në dokument, përfshihet edhe rritja e numrit të punonjësve të platformës që mendohet të shtohet me 3600 persona deri në 2025. Një rol të madh do të luajë edhe anëtarësimi i njerëzve në Twitter Blue, një shërbim që kushton 3 Dollarë në muaj dhe në vendet ku është i disponueshëm, përdoruesit mund të fshijnë një postim dhe nuk përballen me reklama në lundrimin e tyre.

Për këtë shërbim të platformës, Musk mendon të arrijë në 69 milionë anëtarë deri në 2025 dhe 159 milionë në 2028. Megjithatë, pavarësisht ambicies së madhe, koha do tregojë nëse ky plan do të mund të përkthehet në sukses.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu