Berisha dhe Gjimshiti mbajnë lart flamurin shqiptar, përzgjidhen në formacionin e javës

0

ITALI– Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti janë dy lojtarët e Shqipërisë që janë përzgjedhur në formacionin e javës në kampionatin italian. Goal Italia ka publikuar 11 lojtarët e formacionit. Portieri i Torinos ishte deçiziv në takimin ndaj Napolit. Gardiani shqiptar arriti në neutralizonte ekzekutimin e një penalltie të Lorenzo Insgines, ndonëse skuadra e tij nuk arriti të dilte nga ajo përballje me pikë.

Mirëpo, nuk është vetëm Berisha që përfaqëson Shqipërinë në formacionin e më të mirëve në Itali, teksa edhe Berat Gjimshiti ishte protagonist te Atalanta. Mbrojtësi ia doli të gjente rrugën e rrjetës në sfidën e fituar 1-3 ndaj Spezias ndërsa konfirmohet si një nga lojtarët kryesorë të Atalantës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu